Marrëdhëniet mes Indisë dhe Rusisë duket se kanë shkuar në një nivel të ri simbolik gjatë vizitës zyrtare të presidentit rus Vladimir Putin në Nju Delhi, ku u takua me kryeministrin Narendra Modi. Bisedimet mes dy liderëve për bisedime që fokusohen tek energjia dhe mbrojtja. Ndërkohë që diplomacia është në qendër të vëmendjes, një video satirike është bërë virale në Indi, duke marrë vëmendjen e mediave vendase.
Videoja, e publikuar nga India Today, zgjat rreth një minutë dhe paraqet Putinin dhe Modin si personazhe komike të animuara, duke ngarë së bashku një motoçikletë dhe duke kënduar një këngë tradicionale indiane. Gjatë rrugës, ata kalojnë pranë rafinerive të naftës dhe instalimeve ku ndodhen sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400, duke ironizuar bashkëpunimin energjetik dhe ushtarak mes dy vendeve.
Në një moment kulmor të videos, dy liderët ndalojnë në një pikë karburanti për të mbushur motoçikletën. Atje i pret, po ashtu në formë karikature, ish-presidenti amerikan Donald Trump, pranë një pompe të shënuar “SHBA”. Megjithatë, Putin dhe Modi zgjedhin të furnizohen te pompa “Rusia”, duke u larguar menjëherë dhe duke lënë pas një Trump të zemëruar, një simbolikë e qartë e orientimit gjeopolitik të Indisë drejt Moskës. Videoja është pritur me shumë reagime në rrjetet sociale, ndërsa konsiderohet një koment satirik mbi balancat e reja të fuqisë dhe marrëdhëniet trepalëshe midis SHBA-së, Rusisë dhe Indisë.
India Today aired a cartoon featuring Putin and India’s Prime Minister Modi.
In it, Putin and Modi ride a motorcycle past oil rigs while singing an Indian friendship song.
Trump also appears next to gas pumps, where he is mocked by Putin and Modi. pic.twitter.com/EuYcvFZeSQ
— Clash Report (@clashreport) December 5, 2025
