Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ku mes tjerash kanë trajtuar edhe çështjen e Sirisë.

Sipas njoftimit nga Pallati i Kremlinit, Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Netanyahu.

Në bisedën ku është trajtuar çështja e Sirisë, Netanyahu informoi lidhur me kontaktet e palës izraelite me përfaqësuesit e Kievit.

Palët gjithashtu kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes Rusisë dhe Izraelit, ndërsa janë dakorduar që të vazhdojnë kontaktet.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb