Vladimir Putin do të takohet këtë të mërkurë në Moskë me presidentin sirian, Ahmad al Sharaa.
Sipas Kremlinit diskutimet do të përqendrohen te situate aktuale dhe perspektivat e ardhshme të lidhjeve dypalëshe në sektorë të ndryshëm, si dhe situatën e konfliktit në Lindjen e Mesme
Kjo vizitë vjen ndërsa Moska po rishikon marrëdhëniet me Damaskun pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar al Assad në dhjetor 2024, pavarësisht ndërhyrjes ushtarake dhjetëvjeçare të Rusisë që dikur e mbajti atë në pushtet.
