Kancelarja gjermane Angela Merkel, i ka bërë sërish thirrje presidentit rus Vladimir Putin të ndërhyjë për krizën e emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp pas një takimi me kryeministrin polak Matthew Morawiecki, Merkel deklaroi se emigrantët në kufirin polak-bjellorus, duhet të kthehen në vendet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo gjithashtu siguroi mbështetjen dhe solidaritetin nga ana e Berlinit për këtë çështje.

“Bjellorusia ‘joshi’ emigrantët në vend , po synohet destabilizimi i të gjithë BE-së”, tha Merkel ndërsa referuar bisedave telefonike me Aleksandër Lukashenko ajo u shpreh: “Sanksionet janë njëra çështje, por nga ana tjetër duhet të jesh i hapur për dialog dhe për zgjidhjen e problemeve përmes bisedimeve”, ka deklaruar ndër të tjera Merkel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb