Putin mbajti një konferencë për shtyp pas takimit të Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik .

Në fjalën e tij, Presidenti rus kujtoi se gjatë negociatave të organizuara nga Turqia në Stamboll më 2 qershor, u arritën marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës për kthimin e 6,000 kufomave të ngrira të ushtarëve ukrainas, shkëmbimin e ushtarëve të sëmurë rëndë dhe të plagosur, si dhe të burgosurve të luftës nën moshën 25 vjeç.

Putin deklaroi: “Një tjetër shkëmbim të burgosurish u zhvillua dje. Kjo është e rëndësishme nga një këndvështrim humanitar. Krijon kushte të favorshme për zgjidhjen e çështjes. Ne kemi kthyer më shumë se 6,000 kufoma në Ukrainë. Jemi gati të dorëzojmë edhe 3,000 të tjerë. Hapi tjetër varet nga pala ukrainase.”

Duke komentuar mundësinë e një raundi të tretë bisedimesh me Ukrainën, Putin tha: “Jemi gati. Duhet të përcaktohet një datë dhe vend. Shpresoj që Presidenti Rexhep Tajip Erdogan të mbetet i përkushtuar për të mbështetur procesin e paqes. I jemi mirënjohës për këtë. Jemi gati ta zhvillojmë takimin në Stamboll. Krerët e delegacioneve ruse dhe ukrainase do të caktojnë datën. Ata janë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin, gjë që është një gjë e mirë.”

Putini vuri në dukje gjithashtu se Rusia dhe Ukraina kishin shkëmbyer projekt-memorandume për një marrëveshje paqeje, duke deklaruar: “Këto janë memorandume kontradiktore. Po zhvillohen negociata për të gjetur rrugë drejt konvergjencës.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb