Agjensia e lajmeve Reuters ka bërë me dije se presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që urdhëron pagesën e 5 milion rubla, për të gjithë familjet e anëtarëve të “Rojeve Kombëtare Ruse”, të cilët kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë dhe Siri.

Kjo vlerë e përkthyer në dollarë, nënkupton që çdo familje do të marrë rreth 81 mijë dollarë.

Një lajm i tillë vjen në një kohë kur raportimet në lidhje me mungesat e armatimeve, pajisjeve ushtarake, mjekimeve dhe ushqimeve të trupave ruse në Ukrainë, janë në rritje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb