Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar ambasadorin amerikan në Moskë, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në prag të ndërprerjes.

Sipas Rusisë arsyeja e përkeqësimit të marrëdhënieve mes vendeve është deklarata e që Biden ka bërë së fundmi , duke e quajtur presidentin rus Vladimir Putin, kriminel lufte.

Deklaratë të cilën Kremlini e quajti të papranueshme dhe të pafalshme nga ana e Uashingtonit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb