Presidenti i Rusisë Vladimir Putin përdor si mjet më të shpeshtë transporti një tren të blinduar, vendim ky që është arsyetuar nga ekspertët me frikën se nëse do të përdorte një avion, ai mund të rrëzohej.

Sipas deputetes ukrainase Inna Sovsun, një vendim i tillë tregon paranojën e liderit rus dhe faktin që ai po e izolon më shumë vetën.

“Kremlini është një institucion shumë i mbyllur, kështu që ne po hamendësojmë. Ndikimi i tij tani bazohet në frikë, jo sepse njerëzit e njohin atë si një forcë apo diçka tjetër. Putin është jashtëzakonisht i kujdesshëm me paraqitjet publike, duke udhëtuar në një tren të blinduar. Kjo definitivisht nuk tregon se ai ndihet i sigurt”, tha ajo për Express.

Ndërkohë, Ilya Rozhdestvensky, një gazetar që punon për Dossier Centre, një njësi hetimore për Kremlinin, tha se Putini ka ndaluar përdorimin e avionit të tij presidencial që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022.

“Arsyeja e përdorimit të këtij treni është se ai është i frikësuar. Ai ka frikë se mund të gjurmohet, se aeroplani i tij mund të gjurmohet, se avioni i tij mund të rrëzohet. Në të kundërt, të udhëtosh me tren do të thotë askush nuk do ta dijë se ku po shkon”, tha ai për CNN.

Përdorimi i trenit nga Putini duket se ofron prova të mëtejshme të vendosmërisë së tij për të mbajtur distancë nga kushdo që mund të kërkojë t’i shkaktojë dëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: