Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se armiqësitë me ushtrinë ruse vazhdojnë pavarësisht një armëpushimi tre-ditor të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu presidenti ukrainas ka akuzuar Rusinë se nuk ka për qëllim t’i jepte fund luftës më shumë se katërvjeçare.
“Sot, nuk pati heshtje në front, pati beteja. Ne vumë re gjithçka. Gjithashtu vërejmë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Fatkeqësisht, ajo po përgatit sulme të reja”, tha ai.
Kujtojmë se presidenti rus Vladimir Putin më herët deklaroi se lufta me Ukrainën është drejt fundit, gjë e cila duket se hidhet poshtë nga presidenti Zelensky.
