Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk i është dërguar një ftesë për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit këtë fundjavë, ka thënë një burim në Mbretërinë e Bashkuar për agjencinë e lajmeve Reuters.

Së bashku me Putinin, në listën e të paftuarve janë liderët e Bjellorusisë, Iranit, Mianmarit, Afganistanit dhe Venezuelës.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nuk u ftua gjithashtu, por një diplomati të lartë koreanoverior i është ofruar një ftesë në vend të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb