Vladimir Putin do të ulet sot me shefat e tij të sigurimit ndërsa planifikon një plan hakmarrjeje për shpërthimin e urës së Krimesë, të cilën ai e quajti një “sulm terrorist” nga Ukraina.

Mbështetësit e presidentit rus i kanë bërë thirrje që të ‘ndalojë së foluri’ përpara takimit të Këshillit të Sigurimit të sotëm, pavarësisht se Kremlini minimizon frikën për një përgjigje bërthamore.

Civilët ukrainas u paralajmëruan më herët nga zëvendësguvernatori i rajonit jugor të Stavropolit të Rusisë , Valery Chernitsov, të prisnin një përgjigje kritike ndaj sulmit të cilësuar ‘terrorist’.

Në një video kërcënuese të postuar në Twitter , ai tha: Ukrainas, largohuni nga qytetet tuaja, veçanërisht ato të mëdha. Sepse ju pret një surprizë e madhe. Raketat Sarmat janë gati për të goditur.

Por ishte ish-këshilltari i Putinit, Sergei Markov, i cili i kërkoi ish-shefit të tij që të ‘dënonte’ Ukrainën si dhe aleatët e saj, pas shkatërrimit të urës Kerch në Krime, raporton The Telegraph.

“Është koha që Rusia të ndalojë së foluri dhe në vend të kësaj të fillojë t’i godasë në heshtje,” tha ai, duke shkaktuar frikë se si do të reagojë Putin.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu kundërpërgjigj pretendimeve për terrorizëm të homologut të tij, duke theksuar sulmet me raketa ruse në Zaporizhzhia, të cilat ai thotë se kanë vrarë të paktën 43 njerëz vetëm këtë javë.

Në një video duke iu drejtuar botës, udhëheqësi i Kievit tha: Terrori i vazhdueshëm kundër popullsisë civile është një refuzim i dukshëm rus për t’u përfshirë në negociata reale.

“Terrorizmi është një krim që duhet ndëshkuar. Terrorizmi në nivel shtetëror është një nga krimet më të urryera ndërkombëtare, i cili kërcënon jo vetëm dikë në botë, por gjithë komunitetin ndërkombëtar.’

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: