Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro diskutuan zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve në një bisedë telefonike, tha të enjten shërbimi për shtyp i Kremlinit.

“Gjatë bisedës telefonike u diskutuan çështjet aktuale të zhvillimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik ruso-venezuelian, duke përfshirë zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën tregtare-ekonomike, energjetike dhe humanitare”, tha Kremlini në një deklaratë.

Sakaq, dy presidentët që kanë ardhur afërsisht të njëjtës periudhë në pushtet ranë dakord të vazhdojnë komunikimin në nivele të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: