Presidenti i SHBA, Joe Biden ka thënë se SHBA do të përgjigjet nëse presidenti rus, Vladimir Putin do të përdorë armë kimike. Ai tha se kundërpërgjigja e tyre do të varet nga situata.

“Ne do të përgjigjemi nëse NATO përdor armët kimike. Natyra e përgjigjes do të varet nga natyra e përdorimit”, tha Biden.

Sakaq, Biden ka folur edhe për bisedën që ka pasur me Putinin në dhjetor. Sipas Biden, Putini ka thënë se NATO nuk do të qëndronte e bashkuar dhe se shpresonte që të ndahej.

“Putini po mbështetej në ndarjen e NATO-s. Biseda ime me të në dhjetor dhe në fillim të janarit ishte e qartë dhe ne qëndrojmë në kohezion. NATO nuk ka qenë më shumë e bashkuar se sot, Putini po merr pikërisht të kundërtën e asaj që synonte të kishte para agresionit në Ukrainë”, u shpreh Presidenti.

Presidenti amerikan gjithashtu paralajmëroi Kinën. Sipas tij, Kina i kupton pasojat e tmerrshme ekonomike që do të pësonin nëse vendi do të ndihmonte Rusinë në luftën ndaj Ukrainës. Biden tha se këtë gjë ia ka transmetuar edhe presidentit kinez, Xi Jinping.

“Besoj se Kina e kupton se e ardhmja ekonomike është shumë e lidhur me perëndimin se sa me Rusinë. Shpresoj që ai të mos bashkohet me Putinin”, përfundoi Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: