Këtë të hënë në mëngjes, The Telegraph publikoi një intervistë mjaft interesante të Presidentit të Marseille, Pablo Longoria. Longoria u shpreh se kishte kërkuar këshilla nga nëna e tij, para se të vendose që të afronte Mason Greenwood në skuadër.

Ardhja e sulmuesit në vitin 2024 shkaktoi polemika të mëdha, pasi anglezi ishte akuzuar për dhunë në familje dhe tentativë përdhunimi në vitin 2022.

“Me të gjitha informacionet, e thirra nënën time. I thashë: ‘Çfarë mendon, duke e ditur të gjithë situatën?’ Ajo punonte në sistemin e burgjeve në Spanjë dhe ishte e vlerësuar me medalje shtetërore. Më tha: ‘Bëje!’ Për mua ishte e rëndësishme që dikush që nuk merret me sport të jepte një opinion objektiv.

“Krijimi i tabuve në jetë nuk është kurrë pozitiv. Për ne, ishte një mundësi e madhe tregu nga një perspektivë sportive, ku analizuam me shumë kujdes se çfarë ndodhi në të vërtetë”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb