Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se vendimi i Kushtetueses që pezulloi Belinda Ballukun, ishte në fakt pezullim për kryeministrin Edi Rama. Në një dalje për mediat, Berisha tha se Lubia është ‘limon i shtypur’, ndërsa shtoi se Rama kërkon të mbrohet me një ligj.

“Kryengritja paqësore nuk ndalet. Jemi të bindur se Edi Rama nuk dorëzon veten e tij. Ai e ka të qartë si drita e diellit, se pezullimi i Lubisë, do të thotë pezullim i tij. Lubia është prestonome e Edi Ramës. Nuk me vjen keq për Lubinë, se ajo i përket ekipit të keqnisjes. Kanë pasur aty nga vitet 70 një rrymë në letërsinë para psikologjike që kishte dhe një shprehje të realitetit; lemalpartie- të keq nisurit. Këto ishin grupe në kërkim të boshit dhe absurdes zhdukin çdo normale dhe etike. Pyeta një nga ato avokatët e Ramës në Parlament, a je e gatshme që të shkosh të vizitosh Lubi Ballukun në burg? S’më ktheu përgjigje. S’tha gjë! Lubia limon i shtrydhur. Ai e di që anulimi është vetëm Edi Rama. Dhe kërkon që t’i shpëtojë me një ligj, por s’do të shpëtojë me asgjë. S’do të shpëtosh me asgjë. I përshëndes heronjtë e protestës.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb