QAFË THANA

Problematike vijon të mbetet situata në Qafë Thanë, në aksin që të çon drejt pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut pasi tashmë prej 8 orësh dhjetëra automjete janë bllokuar dhe presin të kalojnë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se përveç dëborës së madhe dhe erës së fortë, bllokimin po e mbajnë 3 mjete që janë braktisur nga drejtuesit e tyre.

Pritet ndërhyrja me borëpastruese të vogla që të heqin mjetet nga rruga, ndërkohë që tek ‘’Kthesa e Tetovarit’’ dëbora arrin në 1.5 metër.

Përveç aksit, edhe Pika Kufitare e Qafë Thanës u bllokua duke bërë që dhjetëra automjete të presin në radhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb