QAFE THANE– Dy shtetas maqedonas janë vënë në pranga ditën e djeshme nga Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë- Thanës, pasi akuzohen për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Shtetasit Armen Schneider, 33 vjeç, dhe Burim Rexhepi, 25 vjeç, të dy banues në Shkup, janë arrestuar në flagrancë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit që iu ushtrua nga Policia Kufitare në vijën e dytë, automjetit tip “Wolkswagen PASSAT” me targë “SK1191AD”, me të cilin udhëtonin, iu gjet 1 kg e 163 gr drogë.

Lënda narkotike, 2 (dy) pako me Cannabis Sattiva, të mbështjella me natriban transparent, me peshë 1 kg e 163 gramë të dyja bashkë, ishin fshehur në brendësi të dy sediljeve të para të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a dhe 25 të Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: