TIRANE- Në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës është kapur sot një shtetas në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 8 vjet heqje lirie.

Besir Ziberi, vjeç 54, lindur në Tetovë të Maqedonisë u arrestua sepse gjatë kontrollit në sistem rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga organet e Interpol Zagrebit, Kroaci , si më poshtë: Gjykata e Rrethit Samobor/Kroaci, më datë 17.01.2013, ka lëshuar Urdhër Arresti Nr.3K-135/10-66 , ku e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet heqje lirie, për kryerjen e veprës penale “ Mashtrimi komercial”, parashikuar nga nenet 495/1 dhe 255 të Kodit të Proçedurës Penale.

Arrestimi provizor i tij, u bë me qëllim ekstradimi.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: