Shkëndija është eleminuar në turin e tretë kualifikues të Champions League. Ekipi shqiptar i drejtuar nga Jeton  Beqiri pësoi disfatë 5-1 në Azerbajxhan ndaj Qarabag, ndërsa 1-0 pati humbur në sfidën e parë.

Ndeshja nisi mirë për Shkëndijën që e pa veten në avantazh falë golit të Tambas. Gjithsesi, një autogol i Cakes vendosi ekuilibrat, ndërsa Kady, Akhundzade, Jankovic dhe Andrade dërguan në festë azerët.

Rrugëtimi në Europë nuk mbyllet këtu për Shkëndijën, që do kërkojë maksimumin në Play Off të Europa League.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb