Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Librazhdit, ku nga rezultati i dalë në 55 kutitë e votimit vërehet një diferencë e thellë mes PS dhe PD.

Partia Socialiste ka fituar në këtë bashki 9 253 vota, ndërsa PD ka siguruar vetëm 3374 vota.

Sic shihet nga shifrat, mes dy forcave të mëdha politike ka një diferencë të thellë me 5 879 vota.  Në qarkun e Elbasanit janë numëruar aktualisht 409 nga 508 kuti votimi.

Nga rezultatet e dala në këto qendra votimi, PS kryeson me 60.90% ose 63329 vota, kurse PD 29.16% ose 30318 vota dhe forcë e tretë rezulton “Mundësia” me 1.99 % ose 2069 vota.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb