Në Qarkun e Tiranës deri tani janë numëruar 1121 kuti nga 1282 që janë në total. Deri tani diferenca mes PS dhe PS-ASHM është rreth 47 mijë vota.

PS ka marrë në qarkun më të madh të vendit 177.831 vota ose 47.62%. Socialistët kanë siguruar 19 mandate, 1 më më shumë se 4 vite më parë.

Koalicioni opozitar, PD-ASHM numëron 132.003 vota ose 35.35%.

Në Qarkun e Tiranës, forcë e tretë politike renditet “Mundësia” e Agron Shehajt me 18.463 vota ose 4.94%.

Më pas vijnë partitë e tjera si PSD me 3.49% dhe Nisma-Shqipëria Bëhet 3.04% të cilat kanë siguruar tanimë nga një mandat apo dhe Koalicioni Euroatlantik me 1.90%, pa përfaqësim në Kuvend.

Tirane
Tirane

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb