Në qarkun e Korçës, deri tani janë numëruar 195 nga 422 qendrat e votimit.
Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 26.137 vota, që përbën 54.66% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndodhet në vendin e dytë me 16.723 vota, ose 34.97%.
Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 1830 vota (3.83 %) dhe Partinë Socialdemokrate që ka marrë 1248 vota (2.61 %). Partia Mundësia ka marrë 933 vota (1.95%).
Lëvizja Bashkë ka siguruar 372 vota (0.78%), ndërsa Koalicioni Euroatlantik ka marrë 288 vota (0.71%). Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim kanë marrë respektivisht 75 vota (0.16%) dhe 76 vota (0.16%).
Lëvizja Atdheu dhe Partia Aleanca Demokracia e Re kanë marrë përqindje të vogla, me 0.11 % dhe 0.07% përkatësisht.

