Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit për armëmbajtje pa leje.

Blutë njoftojnë se i riu u kap në flagrancë duke lëvizur me automjetin tip “Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të.

Njoftimi:

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akulli”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-⁠P. V., 30 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip “Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb