Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi qarkullonte me armë në automjet. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Edison Gjoka, 28 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe të Kurbin.

Në kuadër të operacionit të koduar “Muzgu”, u sekuestruan 2 armë zjarri, municion luftarak dhe një automjet.

“Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Fushë Kuqe, kanë bërë lokalizimin dhe ndalimin e mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Gj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.”, -thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: