TIRANA

Një person është kapur në lagjen ‘’Ali Demi’’ të Tiranës pasi qarkullonte me armë tip pistoletë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se personi në fjalë kur ka parë Policinë ka hedhur armën përtokë dhe ka vrapuar për t’u larguar.

Gjatë ndjekjes uniformat blu e kanë kapur si dhe kanë sekuestruar edhe armën që e braktisi. Në këtë ngjarje nuk ka pasur të shtëna.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb