Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka shprehur solidaritetin me gazetarët dhe median News 24, Ballkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare që sot janë ndaluar së ushtruari misionin e tyre informues për qytetarët.
Lapaj thotë në një postim në facebook se sulmi ndaj News24 është qasje e dhunshme ndaj një televizioni që ka qenë dritare për mendimin ndryshe.
“Solidarizohem plotësisht me gazetarët dhe median News 24, Ballkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare që sot janë ndaluar së ushtruari misionin e tyre informues për qytetarët”, thekson ai.
Lapaj theksoi se Shqipëria drejtohet nën diktatin e një njeriu, i cili sipas tij, ndryshon vetëm subjekti radhës ku aplikohet fadroma dhe “ligji”.
Postimi i plotë:
Solidarizohem plotësisht me gazetarët dhe median News 24, Ballkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare që sot janë ndaluar së ushtruari misionin e tyre informues për qytetarët.
Mund ta shtjellojnë si të duan e sa të duan, në sytë e mi kjo është qasje e dhunshme ndaj një televizioni që ka qenë dritare edhe për mendimin ndryshe.
Në një vend të kapur si ky, do të gjendet gjithmonë një zyrtar, një gjykatës apo një drejtues policie që i kopsit letrat si duhen për të “zbatuar ligjin” nga Maliqi.
E vërteta është që Shqipëria drejtohet nën diktatin e një njeriu, ndryshon vetëm subjekti radhës ku aplikohet fadroma dhe “ligji”.
