Gazetari dhe moderatori i News24, Renaldo Salianji, i ftuar në emisionin Log. të drejtuar nga Endri Xhafo, u shpreh se që në fillim u duk qartë synimi i ardhjes së forcave policore dhe i ushtrisë: mbyllja e sinjalit të News24.
Salianji tregoi një detaj mjaft domethënës: Ishin 18 makina policie në aksion për të uzrpuar News24, kur aty kishte vetëm gazetarë, ndërkohë që në operacione të mëdha për kapjen e grupeve kriminale nuk ishin përdorur kurrë kaq shumë policë.
Renaldo Salianji: “Duke parë materialin, na u kujtuan shumë gjëra të hidhura. Isha me pushime, komunikova me Osmanin, por lashë të gjitha dhe u ktheva. E ndjeja që po bëhej një padrejtësi. Në magazinën ngjitur nuk kishte asnjë ushtar, dukej qartë se kush ishte targeti për t’u sulmuar. Kanë qenë 18 makina policie. Në cilin operacion kanë shkuar policët në masë të tillë? Pra, dukej qartë synimi, për të terrorizuar gazetarët, për të ndaluar News24 dhe për të frikësuar të gjithë.
Jashtë kamerave, të gjithë policët ishin në siklet. Na pranonin që kishim të drejtë, madje thonin që ne vetë e ndjekim News24, duke na e treguar edhe në celular, por na thonin që nuk kemi ctë bëjmë, kemi urdhëra.
