Analisti Mentor Kikia, duke iu rikthyer debatit për ofertën politike të opozitës, u shpreh në “Studio 24”, se PD duhet të ofrojë për qytetarët një ofertë politike bindëse për t’i dhënë fund tranzicionit politik.

Kikia tha se kjo ofertë nuk duhet të ketë synim të përmbysë qeverinë aktuale, por sistemin.

“Se unë shqetësohem se pas 5 vitesh mos të dalim prapë e të rrëzojmë kryeminstrin tjetër.

Duhet përmbysur sistemi, kryetarokracia, financimi i partive, mungon garancia që të bëhet ky lloj reformimi, jo të ndryshojnë qeveritë.

A do të shkulet oligarkia nga politika. Oligarkët i vënë syrin një gjiri, një mali që të thonë bëj ligjin ta marr unë. Këta oligarkë rrinë në bahcen tuaj dhe në atë të Ramës”, tha Kikia.

Mentor Kikia: Unë jam dakord që kjo qeveri të ikë, por kur them për ofertë politike bindëse, nuk e kam fjalën për program politik. Por për ti dhënë fund këtij tranzicioni politik, për ta përmbysur sistemin jo kryeministrin.

PD mund të ketë qëllim të vijë në pushtet, kurse unë shqetësohem se pas 5 vitesh mos të dalim prapë e të rrëzojmë kryeminstrin tjetër, sepse rregullat e lojës janë të njëjta. Që nga 1994, politika sillet me votën si rrobat e përdorura në treg.

Duhet përmbysur sistemi, kryetarokracia, financimi i partive, mungon garancia që të bëhet ky lloj reformimi, jo të ndryshojnë qeveritë. A do të shkulet oligarkia nga politika. Oligarkët i vënë syrin një gjiri, një mali që të thonë bëj ligjin ta marr unë. Këta oligarkë rrinë në bahcen tuaj dhe në atë të Ramës.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb