Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi u shpreh gjatë një konference për shtyp se marrja e pandehur e Belinda Ballukut nga SPAK, rrëzon propagandën e Qeverisë për progres të vendit në rrugën e integrimit europian.

Në deklaratën e tij, Bardhi akuzoi Ramën se po tenton të manipulojë proceset e integrimit europian ashtu si tenderat publikë në vend, duke iu referuar skandalit të Tunelit të Llogarasë.

Zv/kryeministrja Balluku është zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera.

Gazment Bardhi: Pamë sot zëdhënësin e Ballukut krah ambasadorit të BE. Shqiptarët e ndoqën që Rama tentoi të trajtonte dhe traktatin e funksionimit të BE si Tunelin e Llogarasë duke menduar se mund të ndryshonte rregullat e BE si me kriteret e tenderit për Tunelin e Llogarasë.

Nuk e di si u ndje Gonzato krah njeriut i vemi kryeministër që ka numrin 2 të qeverisë të pandehur nga SPAK me tendera publik me vlerë miliona euro.

Siç e keni parë në 31 tetor Shqipëria ka zyrtarisht numrin 2 të qeverisë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Propaganda qeveritare për progres në rrugën e vendit drejt Europës, rrëzohet nga ajo që po ndodh me Ballukun.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb