Reperi FBG Cash, muzika e të cilit fokusohej në para, dhunë dhe kërcënime ndaj sfiduesve, u qëllua dhe u vra në Çikago të premten në mëngjes.

ABC7 Chicago raportoi se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Tristian Hamilton, pësoi plagë të shumta me armë zjarri ndërsa ishte ulur në automjetin e tij në një lagje të Çikagos. Mësohet se sulmuesit ndaluan, dolën dhe hapën zjarr ndaj automjetit FBG Cash. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Një femër 29-vjeçare e paidentifikuar ka pësuar plagë me armë zjarri në krahun e majtë dhe pjesën e sipërme të shpinës, sipas ABC7 Chicago. Ajo u transferua në Qendrën Mjekësore Advocate Christ dhe tani ndodhet në gjendje kritike.

FBG Cash kishte disa plagë me armë zjarri në trupin e tij. Ai u transportua në të njëjtin spital dhe aty u konstatua i vdekur.

FBG Cash ishte një anëtar i Chicago’s Fly Boy Gang [FBG], i quajtur gjithashtu Clout Boyz ose “banda tooka”.

Grupi përmban reperët e tjerë Lil Jay, Wooski, Billionaire Black, Young Mello, FBG Dutchie dhe të ndjerin FBG Duck, i cili u vra në 2020.

Videoklipi më i fundit muzikor nga FBG Cash, i titulluar “Intro”, doli vetëm dy javë më parë.

(deadline.BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb