Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi me armë në drejtim të një automjeti që ishte i parkuar. Ngjarja ndodhi në Bulqizë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Fadil Ternova, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë pas hekurave ra shtetasi Xhoni Sollaku.

“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi Fadil Ternova, 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.

Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xhoni Sollaku, 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin Fadil Ternova, për tu larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: