TIRANE- Autori i sulmit në një pikë bastesh sportive në Kombinat, Altin Dani, është vetëdorëzuar në Polici pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme. Ai qëlloi me kallashnikov një ditë më parë drejt një pike bastesh në zonën e Kombinatit në Tiranë, dhe më pas u largua me automjetin e tij.
Policia e vënë në ndjekje të tij, pak orë më pas gjeti automjetin e përdorur nga Dani, së bashku me armën e krimit.
Sipas Policisë, Dani është vetëdorëzuar sot në Komisariatin nr.2 në Tiranë pas negociatave me Policinë.
“Policia prej mbrëmjes se djeshme ishte në ndjekje të shtetasit Altin Dani, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe pas disa negociatash është dorëzuar në Policia vetëm pak minuta më parë Më datë 24.01.2016, para pak minutash është dorëzuar në Komisariatin nr.2, Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim për “Tentativë vrasje” mbrëmjen e djeshme në një pikë bastesh sportive”, shkruan deklarata e Policisë.
(BalkanWeb)
