Një incident i rëndë me armë zjarri ndodhi të hënën në mëngjes në hyrje të një strukture të Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara në McAllen, Teksas.

Sipas mediave amerikane dhe burimeve zyrtare të cituara nga CNN, një person ende i paidentifikuar hapi zjarr ndaj oficerëve të policisë dhe agjentëve kufitarë. Për pasojë, forcat e rendit u kundërpërgjigjën me armë, duke e neutralizuar dhe vrarë autorin e dyshuar.

Zëdhënësja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Tricia McLaughlin, konfirmoi se:

“Këtë mëngjes, një person hapi zjarr në hyrje të Zyrës së Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara në McAllen të Teksasit.”

Departamenti i Sigurisë Kombëtare bëri të ditur se ngjarja është ende në fazë hetimi dhe se përgjegjës për zbardhjen e plotë të rrethanave është FBI-ja.

“Si Patrulla Kufitare ashtu edhe policia lokale ndihmuan në neutralizimin e autorit të krimit. Ky është një hetim në vazhdim i udhëhequr nga FBI-ja. Më shumë informacion do të publikohet sapo të bëhet i disponueshëm,” thuhet në deklaratë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb