Është arrestuar Van Rica, i cili qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë mbledhjes së degës së PD në Kurbin.

Gazetari Elidon Ndreka tha për ‘BalkanWeb’ se listat e shpërndara për regjistrimin e simpatizantëve është kthyer në problem, pasi kandidatët pretendojnë se po favorizohen individë të caktuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizanteve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatet e primareve me 4 dhjetor, u bë shkak i konfliktit mes nënkryetarit Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica.

Konflikti u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kurbin, nga 53-vjeçari Van Rica,.

Sipas burimeve Van Rica kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizanteve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Njoftimi: Kurbin/Qëlloi me armë zjarri, gjatë një konflikti, arrestohet 53-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të veprimeve për konfliktin e ndodhur pasditen e djeshme, në zyrën e degës lokale të një subjekti politik, ku njëri prej anëtarëve ka qëlluar me armë zjarri, kanë vijuar kontrollet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim V. R.

Si rezultat i kontrolleve, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit V. R., 53 vjeç, banues në Kurbin, punonjës i SHPSF-së.

Ky shtetas, gjatë takimit për zgjedhjet primare, të zhvilluar nga dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin, pas një debati, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës dhe më pas është larguar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

D95c1592 E321 4ade 883e B80aa68cda31

Van Rica

28e19d4c 846c 4b4f 97cb 36ef37fdb995
Kastriot Marku

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: