27-vjeçari, Nicolas Malvagna, është autori i sulmit të këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Ai është identifikuar me ndihmën e fansave të këngëtares, duke thirrur sigurinë dhe i treguar se ai ishte autori.

Aktualisht Malvagna ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë sot në gjyq.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar të riun për të bërë këtë veprim. Për shkak të këtij sulmi, këngëtarja ka bërë 3 qepje në vetull. Vetë Bebe ka postuar foto në profilin e saj në Instagram ku njofton fansat se “Jam mirë”.

Koncerti i së dielës në The Rooftop në Pier 17 ishte pjesë e turneut të këngëtares dhe kauntatores 33-vjeçare, të titulluar Best F’n Night Of My Life.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb