Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur arrestimin e shtetasit Kelment Beqaj, 27 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas hetimeve, më 5 janar 2025, 27-vjeçari për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjykata caktoi për të masën e sigurisë “Arrest me burg”. Arrestimi u realizua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa materialet procedurale u referuan
Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Ky operacion vjen si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të strukturave të Policisë në luftën kundër krimeve të rënda dhe sigurisë publike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb