Qëndresa Qytetare shpreh shqetësimin më të thellë për aksionin e Policisë në godinën e televizonit News24 dhe mediave partnere BallkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Gazeta Panorama.
Gazetarët po pengohen të futen në vendin e punës dhe ky është një akt i denjë për vendet autoratike.
Ky aksion është i papranueshëm sa kohë në këtë vend sipërmarrjet e sekuestruara të grupeve të strukturuara kriminale të trafikut ndërkombëtarë të drogës operojnë lirisht pa u penguar nga institucionet.
Qëndresa Qytetare kërkon që ky aksion së pari të ketë transparencë për shkak se në lojë është fati i një ndër mediave informative më të rëndësishme në vend, aq më tepër në një kohë kur liria e medias ka pësuar regres të ndjeshëm.
Qëndresa Qytetare solidarizohet me stafin e News24 dhe fton qytetarët shqiptarë të reagojnë në mbrojtje të një media që i shërben interesit publik.
Një vend që cënon lirinë e medias është gati të bëjë kurban lirinë e qytetarit.
(BalkanWeb)
