Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në komunikimin e tij për media pas paraqitjes në SPAK në zbatim të vendimit “Detyrim paraqitje”, foli edhe në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të.

Ai bëri një analogji në lidhje me vendimin e marrë nga GJK për zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Gjykata Kushtetuese është një seksion i një organizate partie të PS-së. Atë çështje, Gjykata Kushtetuese e trajtoi pas 8 muajsh paraqitje, ndërkohë që çështjet që lidhen me qeverinë i trajton brenda 2-3 javësh. Gjykata Kushtetuese në një vendim të koduar, partiak, shpalli jo kushtetuese vendimin ndaj meje, po se shfuqizoi atë. Ndërkohë ai vendim ka pasoja dhe sot. Nuk e shfuqizoi duke pretenduar se nuk është më në fuqi, por në fuqi janë pasojat e tij. Vendimi në çdo doktrinë, vendimi duhej shfuqizuar. Ai mori një vendim në favor të Lubisë dhe të lubive të tjera që do të shkojnë aty. Vendimet e tjera, iu hap rrugë që t’i shfuqizojë. Vendimin tim nuk e shfuqizoi, me pretendimin se nuk është në fuqi.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: