Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka mohuar çdo mundësi për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike në rast zgjedhjesh.

I ftuar në “Frontline” në News24, Boçi tha se do të mbështetim këdo që bind elektoratin edhe nëse është figurë e re por që vjen me teza të reja.

Analiza ka etapat e saj, në nivele të ndryshme. Nuk kemi të bëjmë me nje analizë por me nje reagim për rezultatin. Nuk është çështje idhujsh. Proceset politike kanë konkludimet e tyre. Mertita e tyre është që e shprehën. Ata nuk janë kundër Bashës por pro rivitalizimit të partisë përmes votës. Ne e dinim atë rezultat që kur jepnim dorën qytetarëve. Qëndrimi i Grupit është më normali.

Karrige bosh për liderin e PD?

Grupi Parlamentar ka shkuar te anëtarsia, përfaqëson mendimin e tyre. Nuk është luftë brrylash e pisët për të zënë vendin në krye.

Jam mbështetës i një lobimi për një person që mund të na përfaqësojë dhe mendon se do të jetë i suksesshëm në betejat që do të vijnë. Ne do të mbështesim këdo që është bindës para elektoratit.

Do hynit në një garë të tillë?

Është nder të hyj në një garë të tillë por unë e mas mirë  hapin kur e hedh dhe gjykoj se nuk e kam akoma bazën e fuqishme për të ndërmarrë një hap të tillë.

Për Komisionin e Rithemelimit duhet të presim gjykatën. Ai kuvend ka kërkuar bërjen e zgjedhjeve. Dorëheqja duhet patjetër. 

Votat kunder per raportin e Inceneratoreve

Ndoshta nuk kemi qendrime te njejta, nuk eshte qameti. Une kam qene pjese e Komisionit. Kur behet fjale per vote secili pergjigjet vete. Por kur PD perjashton Bylykbashin nuk mund ta paragjykoje se ka votuar kunder.

Marredheniet e mia dhe Berishen jane institucionale dhe takimii fundit me Bashen ka qene ne seancen parlamentare ku i kam uruar edhe Diten e Veres.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb