Everest Kazheli, i emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen vetëm tre orë pas emërimit.

Në vend të tij është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili më herët mbante detyrën e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së.

Ndryshimi në drejtimin e institucionit vjen pak orë pas emërimit të Kazhelit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes së tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: