Teksa miliona njerëz në mbarë botën po përballen me koronavirusi, ka dhe nga ata që e ndjejnë frikën, edhe pa u infektuar.

Një gjë e tillë ka ndodhur me aktorin e njohur, Anthony Hopkins, i cili nuk ka dalë asnjë ditë nga shtëpia, që kur ka nisur pandemia e Covid-19 në mars të këtij viti.

Pasi ka qëndruar plot 6 muaj në karantinë të plotë, 82-vjeçari, i cili është edhe fitues i çmimit OSCAR, ka deklaruar se tashmë është “zyrtarisht i çmendur”.

Batutat i bën teksa flet me statujën e një qeni që e ka quajtur Niblo, të cilit i rrëfen se çfarë po kalon nga mbyllja në shtëpi.

“Më ka ikur mendja”, tallet Hopkins në një video të publikuar online dhe që është bërë menjëherë virale.

Për gjatë gjithë saj kohe duket se miku më i mirë ka qenë macja e tij, me të cilën e kemi parë shpesh duke luajtur në piano.

Pasioni i tij është piktura, por nuk ka lënë mënjanë as video të tilla vallëzimi në Tik Tok, që kanë shkaktuar mjaft të qeshura te ndjekësit e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb