Qindra karabinierë italian, janë vendosur në kërkim të Matteo Messina Denaro, i njohur ndryshe si bosi i Cosa Nostrës.

Mediat italiane shkruajnë se efektivët kanë shtrirë kontrollet në zonën e Siçilisë dhe Kalabrisë për të kapur Denaron. Për të ndihmuar për operacionin, në ndihmë të autoriteteve janë vendosur helikopterë, njësi special dhe qen të trajnuar.

Aktualisht, janë duke u ushtruar kontrolle në banesat e komunave, Castelvetrano, Campobello di Mazara, Santa Ninfa, Partanna, Mazara del Vallo, Santa Margherita Belice e Roccamena e persona në lidhje me bosin mafioz, me të kaluar kriminale.

Shefi i Cosa Nostra, i konsideruar si një nga të arratisurit më të rrezikshëm në botë, nuk dihet se ku fshihet që nga viti 1993. I lindur më 26 prill 1962 në Castelvetrano, në zonën e Trapanit, Matteo Messina Denaro ka “mbi supe” një dënim të përjetshëm për masakrat e bëra në vitin 1992. Ai akuzohet për vrasje, masakra, shkatërrime pronash private, vjedhje dhe kundërvajtje të tjera të vogla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb