VLORË- 87-vjeçari H.B është proceduar penalisht nga policia. Sipas informacioneve, i moshuari është marrë në procedim për shkak se qeni i tij i racës Pitbull, një ditë më parë kafshoi një vogëlushe 4-vjeç.

Ngjarja tronditi komunitetit, ndërsa vogëlushja u transportua menjëherë në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Qeni u mor në dorëzim nga shërbimi i mbrojtjes së kafshëve pranë Bashkisë Vlorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të martës, ndërsa 4-vjeçarja ishte duke lëvizur me gjyshërit e saj kur është sulmuar nga qeni. Ka qenë një djalë i ri i cili ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arritur që ta largojë Pitbullin nga fëmija.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb