Një incident i rëndë është shënuar në zonën e Pireut, ku një fëmijë vetëm dy vjeç mbeti i plagosur pasi u sulmua nga një qen.

Sipas informacioneve, vogëlushja i ka shpëtuar për një moment vëmendjes së gjyshes së saj dhe është afruar pranë një qeni, i cili më pas e ka sulmuar duke e kafshuar në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, fëmija është transportuar nën shoqërimin e policisë drejt Spitali i Fëmijëve për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet kanë arrestuar gjyshen e saj, shtetase nga Holanda, me akuzën e rrezikimit të një të mituri. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës së Madhe, më 6 prill, ndërsa rrethanat e plota të incidentit po hetohen nga autoritetet përkatëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: