Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme dëshmia e Nuredin Dumanit, në kuadër të procesit ‘Plumbi i artë”.

Ashtu si edhe dje, Dumani iu përgjigj pyetjeve nga ana e mbrojtjes së të pandehurve të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se ai ka debatuar ashpër me ish- shokët e tij Gent Sharra dhe Asllan Plaku, teksa pretendoi se i kanë dërguar fjalë ndërkohë që ishte në qeli që të ndërronte dëshminë për Sharrën dhe Suel Çelën.

Kjo deklaratë e tij ka irrituar Plakun dhe Sharrën duke bërë që në seancë të ngrihen tonet.

“Ky është një qënie e shpifur që sajon gjëra”, tha Sharra.

Ndërkohë, Asllan Plaku deklaroi se ka qenë Nuredin Dumani ai që i ka vënë gjobë Gent Sharrës dhe Suel Çelës 500 mije euro për të ndryshuar dëshminë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb