Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila ka vendosur detyrim paraqitje.

Ashtu si edhe herë të tjera ajo ka bërë batuta me gazetarët dhe punonjësit e mediave të pranishëm.

Kryemadhi është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, të njëjtat akuza për të cilat është arrestuar edhe ish-presidenti Ilir Meta, tashmë ish-bashkëshorti i saj dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb