Sektori i bujqësisë viteve të fundit po përballet me vështirësi sa i përket gjetjes së fuqisë puntore.

Punonjësit në këtë sektor pakësohen çdo ditë, duke bërë që pasojat ti vuajnë vetë fermerët të cilët kanë investuar në sipërfaqe të mëdha prej vitesh.

Në fshatin Dvoran të bashkisë Korçë fermerët thonë se janë në prag të vjeljes së qershisë por mungesa e fuqisë punëtore rrezikon që qershia të mbetet në pemë.

Fermerët thonë se gjatë këtij sezoni të rinjtë emigrojnë pre punë sezonale në vendet fqinje si në Greqi, Maqedoni apo edhe Mal të Zi.

Shkak për këto largimet masive sipas fermerëve bëhen pagat të cilat janë më të larta në krahasim me atë që ofrojnë fermerët e Korçës pavarësisht se dy vitet e fundit edhe këtu janë rritur ndjeshëm.

Të gjendur në këto kushte, fermerët punojnë familjarisht ose ne rrethana të tjera gjejnë punëtorë pa eksperiencë, pasi punëtorët me aftësi profesionale janë të paktë dhe kërkojnë paga shumë herë më të larta.

Madje dy vitet e fundit shifrat tregojnë se shumë fermerë janë çregjistruar nga Nipti i fermerit si pasojë e problematikave të shumta që hasin në këtë sektor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: