“Kur u themeluam përballë kishim një diktaturë. Sot kemi një diktaturë tjetër, të bazuar në drogë e vjedhje”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha, teksa mbajti fjalën e tij, në ceremoninë e organizuar për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Më tej Berisha nënvizoi se “Demokracia, familja dhe Shqipëria”, janë beteja kryesore.
“Edi Rama që në përzumë nga PD, sot ka themeluan narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Edi Rama ka vrarë zgjedhjet e lira shpresën e shqiptarëve. Arsyet pse ne luftojmë janë themelore. Ne luftojmë për shpëtimin e demokracisë, familjes shqiptare, për shpëtimin e Shqipërisë sepse shkalla e shpopullimit vazhdon”, tha Berisha, duke shtuar: “Asnjë opozitë tjetër nuk do i kishte mbijetuar sulmeve të padrejta që janë bërë. Disa herë e kemi festuar 11 dhjetorin pa simbolet e partisë. Por ky përvjetor i themelimit të PD është më i veçanti, sepse atë që kemi arritur është shumë. PD është e demokratëve, deri para një viti asnjë mbështetje ndaj padrejtësive që na u bënë, sot 7 rezoluta ndërkombtarë që denocojnë farsën e Ramës. Rama, Soros dhe mafia e tij shpallën non grata Sali Berishën. Por sot ai që mori vendimin është shpallur non grata në vendin e tij. Na treguan barin, por sot hetohen për korrupsion. Qeshte Lubia një vit më parë kur i thoja do kesh fatin e Lal Vjedhësit, ndërsa tani nuk fute dot në parlament. Sot i them Edi Rama pas lubisë e ke radhën ti”, tha ai.
