Heidi Klum njihet si “Mbretëresha e Halloween”, me paraqitjet e saj që bën çdo vit.

Modelja e njohur është gjithmonë origjinale me kostumet e saj, të cilat shumicën e rasteve i dizajnon vetë dhe më pas i prezanton në një festë të madhe që organizon për të gjithë të famshmit.

E ndërsa Halloween po afron dhe tashmë kanë dalë kostumet e para, Heidi Klum po bëhet gati për momentin e saj.

Megjithatë, për të ndarë mendimet e saj me publikun, ajo ka bërë një postim… nudo në llogarinë e saj personale në Instagram.

Në veçanti, ajo ka publikuar një foto, në të cilën pozon e shtrirë në një divan rozë në dhomën e saj të ndenjes dhe është krejtësisht e zhveshur.

Ajo ka komentuar postimin e saj: “Qetësia para stuhisë. 3 ditë deri në festën e Halloween të Heidi. Motoja ime këtë Halloween është ‘bëj diçka të madhe ose shko në shtëpi’, shkruan modelja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum)

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: