Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestën e opozitës, që pritet të nisë mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

Sipas Balliut, shqiptarët duhet të bashkohen kundër atyre që iu mohua votat e iu vodhën paratë, atyre që përbuzën Shqipërinë.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, ish-deputeti thekson se protesta e sotme do të jetë shembull se si duhet protestuar në mbarë botën, se si qytetaria jonë do të prevalojë nga dhuna e gazi lotsjellës.

“Të dashur motra e vëllezër. Sot më shumë se kurrë Shqipërisë i duhen qytetarët e saj, për ta mbrojtur atë nga dhuna, nga korrupsioni dhe nga diktatura. Të bashkohemi sot kundër atyre që ju mohuan votën, kundër atyre që vodhën paratë, kundër atyre që përbuzën Shqipërinë dhe shqiptarët, duke mashtruar për 6 vite çdo ditë e çdo natë.
Të bashkohemi sot si qytetarë të vërtetë, të marrim motrat, vëllezërit, fëmijët dhe të gjithë familjen tonë për të shpëtuar Nënën e gjithë shqiptarëve: SHQIPËRINË.

Le të jetë kjo protestë një shembull se si duhet të protestohet në mbarë botën, se si qytetaria jonë do të prevalojë nga dhuna e gazit lotsjellës, se si qytetaria dhe europianizmi jonë do të prevalojë ndaj provokatorëve, nxitësve të dhunës dhe qeverisë së degraduar. Sot në orën 20:00 ti përgjigjemi thirrjes së Shqipërisë për ta mbrojtur atë”, shkruan Balliu.

Balliu
Balliu

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb